Prokuroria e Posaçme SPAK ka marrë në dorë hetimin për kapjen e 8 pistoletave tip "Glock" në portin e Durrësit.
Dy prokurorë të SPAK, aktualisht janë angazhuar për kryerjen e hetimeve të mëtejshme, duke shmangur në këtë çështje prokurorinë e Durrësit.
Deri më tani rezulton se 8 pistoletat "Glock" janë vendosur në një kuti kartoni e mbyllur me natriban.
Armët janë pikasur fillimisht nga skaneri i portit të Durrësit,ndërsa pas marjes së njoftimit SPAK ka ndërhyrë pasi trafikimi i armëve ishte pikasur më parë përmes përgjimeve dhe informacioneve policore.
Policia dhe SPAK, deri në këto momente po mbajnë të shoqëruar dhe ende nuk kanë arrestuar shofetin e furgonit Jetmir Koloshi.
Ndërsa policia është vënë në kërkim të administratorit të kompanisë që kryen transportin e mallrave nga Shqipëria në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian dhe Britaninë e Madhe.
Sipas dëshmisë së shoferit Jetmir Koloshi, kutinë e kartonit ku u gjetën armët e zjarrit, e ka sjellë në pikën e grumbullimit një person i panjohur, duke i thënë që ta çonte tek një person në Angli.
Shoferi i ka pohuar policisë se personi i panjohur i ka thenë se brenda në kuti kishte ushqime për një mikun e familjes që jeton në Angli.
Në kuti është lënë shënim adresa e destinacionit dhe një numër telefoni pritës në Angli. Të dyja këto detaje janë duke u verifikuar tashmë.
Ndërsa SPAK, ka mbëritur mbrëmjen e sotme në pikën e grumbullimit të pakove ku agjensia e transportit disponon.
Me shpresën e zbulimit të autorit të këtij trafiku armësh, policia ka kërkuar në zonë për gjetjen e pamjeve filmike të kamerave,për të identifikuar njeriun që çoi tek agjensia kutinë postare.
Për këtë rast SPAK, ka pasur informacion dhe dosja tashmë rregjistruar për akuzën e "Trafikut të armëve" kryer në formën e "Grupit të Strukturuar Kriminal".
© SYRI.net