Asfalti elektoral/ Tallet Gjiknuri: Tani është stina e ziftit, çfarë t'i bëjmë?

Asfalti elektoral/ Tallet Gjiknuri: Tani është stina e ziftit, çfarë t'i bëjmë?

22:24, 10/04/2023

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, është pyetur nga gazetarët për shtrimin e rrugëve në Tiranë dhe qytete të ndryshme, që po ndodh me ritme të shpejta para zgjedhjeve.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Gjiknuri u përgjigj duke gjetur justifikimin, se zifti mund të shtrohet vetëm në këtë stinë sepse e prish shiu.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Zifti ka plasur keq gjithandej. Po dole në Tiranë...

Damian Gjiknuri: Tani është stina e ziftit Ylli…

Ylli Rakipi: Kush nuk ka lekë të pijë alkool, dalin jashtë dhe i "zë" zifti… Siç ka disa politikanë që i zë libri, ka dhe në opozitë....

Damian Gjiknuri: Ore ai bën punë aty…

Enton Abilekaj: Me taksat e mia punohet për të bërë propagandë. Ka tetë vjet kryetar bashkie, pse se ka shtruar rrugën ai?

Damian Gjiknuri: I erdhi radha pra.

Enton Abilekaj: Në fushatë elektorale? Është asfalt elektoral. Ky është vendi i betoniereve.

Damian Gjiknuri: Politikani punon për katër vjet për këtë.

Enton Abilekaj: E patë atë foton, ku ishte shtruar me shpejtësi dhe kishte mbetur një copëz ku ishte parkuar makina?

Ylli Rakipi: Këta e gjetën justifikimin, që zifti hidhet në pranverë...

Neritan Sejamini: Gjithë këto punë publike nuk kanë asnjë standard. Mënyra si bëhet shpejt e shpejt, nuk ka lidhje as me standardet. Ajo ngutje, hidh me lopatë…

Damian Gjiknuri: Ju do të gjeni kritikë për çdo gjë. Edhe kur bëri dasmë të mirë njëri, thanë bëri dasmë të mirë qeni…

Enton Abilekaj: Bën fushatë me paratë tona dhe thua mos me pyesni. Këto rrugë të qelbura i quani dasmë të mirë?

Damian Gjiknuri: Ti e ke botëkuptim që çdo gjë që bën qeveria është e keqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco