Migena po flinte me vajzën 2-vjeçare kur u vra, familja jetonte në varfëri

Migena po flinte me vajzën 2-vjeçare kur u vra, familja jetonte në varfëri

10:43, 08/04/2023

Migena Sinani, e cila mbeti e vrarë mëngjesin e sotëm pasi u qëllua me armë zjarri nga kunati me armë zjarri, është nënë e dy fëmijëve të mitur.

Fqinjët e familjes Sinani në një deklaratë jashtë kamerave, kanë thënë se në momentin kur është qëlluar nga kunati, 37-vjeçarja ka qenë duke fjetur në shtrat me vajzën 2-vjeçare.

Sipas fqinjëve të familjes Sinani, autori i krimit, Rolandi dhe familja e vëllait jetonin në një banesë private njëkatëshe në Shkozë në kushte të vështira ekonomike. Ata tregojnë situatën në të cilën jetonte familja teksa vetëm 4 ditë më parë kishin festuar 4-vjetorin e djalit të madh të çiftit.

"Në familje punonte vëllai i Rolandit, Erjoni si taksist turni i tretë dhe Rolandi në një servis gomash në Ali Dem. Nusja Migena ishte e papunë dhe Erjoni (bashkëshorti), kujdeseshin për 2 fëmijet e mitur, por edhe për 2 prindërit e sëmurë. Rolandi kishte muaj që trajtohej për shkak se vuante nga depresioni. Nuk kanë pasur konflikte në familje, kanë shkuar shumë mirë. Nusja flinte në krevat me vajzën 2-vjeçare, e cila ka qenë dëshmitare në ngjarje, djalin tjetër 4 vjeç e kishte lënë prej disa ditësh tek dajat e tij".

Të njohur të Roland Sinanit thonë se disa vite më parë ai ka qenë edhe pjese e ushtrisë, por ishte shkëputur në kohën kur nisën t'i shfaqen probleme me shëndetin mendor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco