Krim i paralajmëruar/ Autori kishte kërcënuar kunatën, i drejtoi armën edhe...

Krim i paralajmëruar/ Autori kishte kërcënuar kunatën, i drejtoi armën edhe...

09:57, 08/04/2023

Zbardhet dinamika dhe mënyra se si ka ndodhur e gjithë ngjarja ku Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinanin. Grupi hetimor ka arritur që të ringrejë edhe njëherë skenën e krimit dhe të përcaktojë lëvizjet që ka kryer autori Roland Sinani gjatë momentit kur ka kryer edhe ekzekutimin e kunatës së tij.

Sipas informacioneve që vijnë, thuhet se ka qenë një ngjarje e paralajmëruar për shkak edhe të faktit se 2 vëllezërit kishin prej vitesh që nuk kishin komunikim me njëri-tjetrin.

Në deklarimet paraprake, prindërit e Roland Sinanit dhe vëllai i tij kanë pretenduar se ai ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe po ashtu të afërm të tjerë që janë shoqëruar në ambientet e komisariatit pretendojnë se ai ka pasur probleme me depresionin dhe kanë aluduar se kjo mund të ketë qenë një ndër aryset që ka çuar në këtë krim të rëndë.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dëshminë e një kamerieri që punon në një lokal pranë banesës së familjes Sinani. Ai ka thënë se e ka parë 43-vjeçarin në oborr me armë në dorë.

“Një moment më drejtoi mua armën dhe u ndjeva i frikësuar”, ka thënë ai.

Policia ka shoqëruar pas krimit prindërit e autorit të dyshuar, të cilët kanë dhënë dëshminë e tyre gjithashtu. Mësohet se vjehrra e viktimës është me probleme të shumta shëndetësore dhe hekura në të dyja këmbët. Ajo ka thënë se ka shkuar me vështirësi deri në dhomën e nuses pas ngjarjes, ku ka parë çfarë kishte ndodhur.

Ndërsa bashkëshorti i 37-vjeçares punonte si taksist gjatë natës dhe nuk ishte në shtëpi kur ndodhi krimi. Ai kishte qenë për shumë kohë i papunë dhe së fundmi kishte nisur të punonte.

Sipas fqinjëve, autori i dyshuar Roland Sinani kishte qenë shumë i tërhequr dhe frekuentonte një nga lokalet në zonë, por nuk ishte i alkoolizuar. 43-vjeçari punonte në një gomisteri në “Ali Demi”. Kohët e fundit kishte shfaqur shenja të shumta të depresionit dhe kishte kërcënuar kunatën, por nuk ka pasur denoncime ndaj tij.

Sipas policisë, arma që përdori autori dyshohet të ketë qenë pa leje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco