Fitorja është afër, sepse drejton PD, sepse lideri i koalicionit është Berisha

Fitorja është afër, sepse drejton PD, sepse lideri i koalicionit është Berisha

09:04, 08/04/2023

Nga Tritan Shehu.

Mobilizim e besim për fitoren në qarkun e Gjirokastrës! Në të gjitha bashkitë, në Gjirokastër, Dropull, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, degët e PD, kryesitë e tyre, shtabet, kandidatët etj. janë në vrullin e punës për zgjedhjet e 14 Majit.

Fitorja është shumë afër tashmë, sepse ne kemi Dorian Lanin, Adil Xhelilin, Thanas Manekën, Baftjar Imerin, Albert Malajn, Arjan Kasajn, Edmond Kominon, kandidatë të koalicionit tonë, që janë pa dyshim kandidatura të shkëlqyera këto, janë kryetarët e ardhshëm; 

sepse koalicioni “Bashkë fitojmë” tashmë është solid e krejtësisht funksional; sepse ky koalicion ka si drejtuese PD-në, forcën kryesore politike opozitare në Shqipëri; 

sepse lideri politik i këtij koalicioni është Berisha, sepse këta kandidatë paraqesin platformat më të mira, reale e konkrete për daljen nga humnera aktuale e zhvillimit të bashkive, që do të drejtojnë mbas disa javësh; 

sepse vetëm këta dhe koalicioni ynë mund të shpëtojnë qytetarët tanë nga mjerimi, përbuzja, varfëria ku Rilindja i ka katandisur, nëpërmjet keqqeverisjes, korrupsionit të madh, arrogancës e mos respektit për njerëzit' 

sepse vetëm këta do të ngrenë e ndërtojnë një “pushtet lokal” afër qytetarëve e për qytetarët, për ata e fëmijët e tyre.

Dita e ndryshimit të shumëpritur po vjen, tingujt e fitores tashmë dëgjohen qartazi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco