Takimi me Berishën, Meta: Ky është një bashkim për ndryshim. Shqipëria e zhytur në korrupsion

Takimi me Berishën, Meta: Ky është një bashkim për ndryshim. Shqipëria e zhytur në korrupsion

12:02, 07/04/2023

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi në selinë blu me kryedemokratin Sali Berisha.

Në fjalën e tij Meta theksoi se koalicioni i dy forcave politike  është një bashkim për ndryshim dhe jo një bashkim për pushtet dhe pas 14 majit, do të rikthejë llogaridhënien, transparecën dhe vendosjen e interesit publik si vendimtarë në marrjen e vendimeve nga kryetarët e ardhshëm të bashkive dhe këshillave bashkiakë.

Gjithashtu Meta u ndal edhe te vendimi i arbitrazhit i cili rrëzoi dhe detyroi qeverinë e Shqipërisë të paguajë 110 milionë euro ndaj Françesko Beketit.

Duke e krahasur me performancën e qeverisë së Kosovës e cila ka fituar tre arbitrazhe radhazi, Meta tha se jo rastësisht Kosova përmirësohet 20 vende në renditjen botërore  kundër korrupsionit ndërsa Shqipëria ka rënë këto 6 vite të fundit 27 vende.

Meta: Ky është një bashkim për ndryshim dhe jo një bashkim për pushtet. Është nja bashkim që do të rikthejë llogaridhënien, transparecën dhe vendosjen e interesit publik si vendimtarë në marrjen e vendimeve nga kryetarët e ardhshëm të bashkive dhe këshillave bashkiakë dhe kjo gjë do të ndodhë edhe në qeverisjen qëndrore.

Këto dy ditë jemi njohur me dy lajme shumë të kundërta me njëra tjetrën, lajmi që vjen për Shqiëprinë që qeveria përfundimisht duhet të paguajë kur në fakt i pagujnë shqiptarët 110 milionë euro për Beketin, për tekat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të mbyllur në televizion që nuk e kontrollonin ashtu siç kontrollojnë mediat e tjera.

Po dje erdhi dhe një lajm shumë pozitiv nga Kosova që qeveria e Kosovës fitoi një arbitrazh ndërkombëtar, i treti për këtë vit radhazi sepse mbron interesin publik dhe Kosova është një vend ku mbizotëron zbatimi i ligjit, ndaj jo rastësisht Kosova përmirësohet 20 vende në renditjen botërore  kundër korrupsionit ndërsa Shqipëria ka rënë këto 6 vite të fundit 27 vende.

Kjo përkthehet në gjithçka, në rritjen e kostos së jetesës, në pagat dhe pensionet më ulëta në rajon, dhe në korrupsionin më të lartë në kontinent. 

Rama kujtohet për qytetarët pak javë para zgjedhjeve, dhe ata e dinë se përgjegjësi kryesor për shtrenjtimin e kostos së jetës është Rama dhe korrupsioni i tij. Zgjidhja është modeli që ofron koalicioni dhe kandidatët tanë të shkëlqyer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco