Kur SYRI TV i përgjigjet mimika e Ramës për pyetjen: 'Pse kaluat  te 'shëndetësia sipas xhepit?!'

Kur SYRI TV i përgjigjet mimika e Ramës për pyetjen: 'Pse kaluat te 'shëndetësia sipas xhepit?!'

11:32, 07/04/2023

Përgjigja e Kryeministrit Edi Rama sot për pyetjen e gazetares së SYRI TV mbi shëndetësinë "falas", nuk është për t’u lexuar, por për t’u parë. Mimika e tij e dha përgjigjen të cilën nuk ia tha goja.

Gazetarja Ambrozia Meta e pyeti: “Ju keni ardhur në vitin 2013 në pushtet me premtimin për shëndetësinë falas dhe në atë kohë ju thoshit se do të jetë sipas nevojës e jo sipas xhepit të qytetarëve! Ndërkohë që tani me miratimin e ligjit “Për autonominë spitalore” ju thoni se ata qytetarë që do të japin para, do të mund të operohen më shpejt!!! Pse keni kaluar nga “shëndetësia falas” tek “shëndetësia sipas xhepit”?

Dhe “sqarimi” i Edi Ramës ishte: “Përgjigja ime është që mikrofoni këtu, imi, nuk është shkollë për të dhënë leksione bazike mbi si funksionojnë gjërat dhe për këtë arsye, përgjigja e thjeshtë është që jo. E vërteta është se ne po shkojmë drejt atij objektivi dhe unë jam këtu akoma. Dhe këtë pyetje se u realizua apo s’u realizua, mund të ma bëni kur të mos jem këtu, por unë jam këtu akoma dhe së bashku me gjithë qeverinë po punojmë për këtë."

 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco