Hipokrizia e Ramës dhe Gjiknurit teksa masakrojnë shtetin për zgjedhje

Hipokrizia e Ramës dhe Gjiknurit teksa masakrojnë shtetin për zgjedhje

10:35, 07/04/2023

Kryesia e Partisë Socialiste zhvilloi një mbledhje këtë të premte. I pranishëm ishte edhe kryetari i selisë rozë, Kryeministri Edi Rama. Ai nuk dha një prononcim për mediat pas takimit, por ishte Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ai që foli për gazetarët.

Sa i përket tubimit të hapjes, Gjiknuri u shpreh se selia rozë ka menduar që të mos bëjë aktivitete masive, por takime të vogla që do të nisin javës tjetër.

Edhe Edi Rama pati deklaruar përpara pak ditësh se nuk do shpenzojnë për fushatë, por paratë do i çojnë për mbjellje pemësh.

Por ky është kulmi i hipokrizisë për Ramën dhe Gjiknurin, pasi socialistët e ‘masakrojnë’ shtetin për fushatë zgjedhore.

Kryeministri Edi Rama e ka hapur thesin elektoral duke bërë premtime për rroga të larta dhe shpërblime për pensionistët. Kurse makineria elektorale kriminale e PS-së ka nisur punë më kohe, duke aktivizuar patronazhistët dhe aktivistët në fushatë për manipulimin dhe blerjen e votave.

SYRI ka denoncuar raste të blerjes së votave, ndërsa asfalti elektoral është bërë kryefjala e këtyre ditëve.

Vetëm një ditë më parë, agjencia BIRN denoncoi Gjiknurin me shokë se po shkelin kodin zgjedhor, duke abuzuar me burimet publike për fushatë zgjedhore.

Një hipokrizi e tillë është pjesë e propagandës socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco