Habit Baton Haxhiu: Rama e bëri mirë që e mbylli Agon Channel se rriti pagat e gazetarëve!

22:08, 06/04/2023

Gazetari Baton Haxhiu bëri një deklaratë të papritur në "Çim Peka Live", lidhur me mbylljen e Agon Channel nga Edi Rama, vendim i cili i solli Shqipërisë një gjobë prej 110 mln euro, para të cilat do t'i paguhen biznesmenit italian, Francesco Becchetti. 

Ai tha se Edi Rama e bëri mirë kur e mbylli këtë televizion. 

Ndër arsyet që dha Baton Haxhiu ishin rrogat e larta që merrnin gazetarët e Agon Channel, sipas tij të patolerueshme për një vend si Shqipëria. 

Baton Haxhiu: Unë nuk mendoj që Edi Rama është frikësuar nga një kanal i sapoformuar, por më shumë ka qenë i shtyrë nga kanale të tjera që humbnin njerëz për një hapësirë të re mediale. Unë e thashë mirë bëri që e mbylli, për arsye se rriti çmimet, por përfituan gazetarët, ishin stratosferike për një mjedis goxha të varfër. 

Çim Peka: Do paguajmë 110 mln euro për këtë punë, Baton...

Baton Haxhiu: Kjo është tjetër çështje. Mund të flasim për 110 mln euro pse ka ardhur deri aty, por kjo është tjetër temë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco