Meta: Asfalti elektoral tregon dëshpërimin e thellë të Rilindjes dhe tmerrin nga vota e ndëshkimit

Meta: Asfalti elektoral tregon dëshpërimin e thellë të Rilindjes dhe tmerrin nga vota e ndëshkimit

19:37, 06/04/2023

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar asfaltin elektoral që po përdor kryetari i bashkisë Erion Veliaj.

Meta është shprehur se këto shfaqje bajate janë si pasojë e dëshpërimit të thellë të rilindjes nga humbja e jashtëzakonshme në zgjedhjet e 14 majit.

Një nga ato shfaqjet më bajate që tregon dëshpërimin e thellë të rilindjes. Në rrugën “Besa” Njësia Nr. 8 për 30 vite nuk është vënë dorë. Tani nga tmerri i 14 majit dhe votës së ndëshkimit vrapohet për të hedhur një asfalt pa trotuare p[a kanalizime pas asnjë lloj transparence sepse duhen justifikuar vjedhjet e fundit në prag të ndryshmit me 14 maj. U shpreh Meta në videon e postuar.

Postimi i Metës:

Sot në rrugën "Besa" në Tiranë, aty ku asfalti elektoral tregon dëshpërimin e thellë të Rilindjes dhe tmerrin nga vota e ndëshkimit të 14 Majit.

Bashkë Fitojmë! 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco