Murati: Bledian Koka e ka fituar përballjen me Veliajn, shqetësimi i pushtetit se ka bërë punën e gazetarit si duhet

18:40, 06/04/2023

I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv me moderatoren Sonila Meço ishte gazetari, Erl Murati.

Murati është shprehur se në një regjim hibrid si Shqipëria mund të përballesh me padi të tilla nga pushtetarët por edhe nga sulme më të rënda, pasi kjo është puna e vështirë e një gazetari.

"Unë bie dakord se sa herë ka një padi nga politikani ose pushtetari ndaj një gazetari i bën nderë këtij të fundit. Kjo tregon se gazetari ka bërë punën si duhet, përderisa ka ngacmuar diçka, dikë, një interes ose pushtet. Ajo shprehja klishe nëse ti ke punuar gazetar dhe nuk ka reaguar askush ti kë bërë marrëdhënie me publikun dh jo gazetari.

Fatkeqësisht jetojmë në një vend që ka një regjim hibrid , ku fjala e lirë sulmohet me mënyra të ndryshme jo vetëm me gjyqe por edhe më ashpër. Në rastin konkret Bled Kokës i bën nder fakti që Veliaj e ka paditur të, në çdo rast dua të them që lajmësi nuk preket, por Beldi përveç se është mik është dhe një koleg i vjetër ku ka treguar gjithmonë një integritet profesional.

Nuk është qëllim në vetëvete të jesh kritik dhe antagonist me pushtetin por me aq sa mbaj mend unë ai ishte gjithmonë antagonist me të gjitha pushtetet. Bled Koka e ka këtë gjyq të fituar, sepse nga pikëpamja morale ai është më i respektuar."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco