Politikanë të kapur, të kompleksuar apo të frustruar?!

Politikanë të kapur, të kompleksuar apo të frustruar?!

11:55, 06/04/2023

Nga Tritan Shehu/

Dëgjoj ndonj politikan e aq me keq deputët „demokratë“, që deklaron të pa imagjinueshmen brenda kufijeve të integritetit:

--Edhe në bashkitë ku „Zv.Kryetari i emëruar kryetar nga kryetari i dorëhequr“ (pra „paterica“ e Ramës), nuk ka kandidatë për kryetar bashkie sepse askush nuk i ka pranuar një keqpërdorim të tillë, nuk do të mbështesin Kandidatin e vetëm të opozitës aty, që është ai i primareve!

„Lakuriqësi“ kjo e lojës së “patericës”, i cili edhe uzurpon “vulën” e emrin e PD të “varur në qafë” nga Rama edhe nuk mbështet demokratët!!!

Ndërsa në 16 Bashkitë ku ai ka “klonuar” nga një kandidat “paterice bijë”, është më e thjeshtë, e perdorin atë si „gjethe fiku“ për të mbuluar...

Pikërisht për tu fshehur mbas tyre për çfarë po realizojnë në kurriz të demokratëve.

Sidoqoftë ajo deklaratë “edhe për bashkitë e tjera”, të çon në pyetjen e pa evitueshme:

--Atëherë në ato 47 bashki, që janë shumica dërrmuese, për cilin do të votojnë këta politikanë, që deklarojnë se janë në PD?

Kur nuk do tu japin votën kandidatëve të opozitës!

Kjo ka vetëm një përgjigje:

--Për kandidatët e Ramës!

Mjafton kaq për të kuptuar e lexuar në “dritën e diellit” realitetin e këtyre meskiniteteve politike.

Ata kërkojnë të fshihen brenda PD e goditur atë!

Nuk kanë as guximin për tu ballafaquar hapur e direkt në elektorat, me emrin e platformën e tyre, siç e kërkon politika e vertetë!

Motua e tyre qenka:

--Jam në PD, edhe votoj kundër PD e demokratëve!

Realitet ky, që krahas përbuzjes të sjell edhe keqardhje kur mendon…

Deri në cilën pikë mund të keqpërdoren disa!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco