Berisha: Në zgjedhjet e 14 majit, firmosim për përmbysjen e monizmit të dytë!

20:05, 31/03/2023

Kryetari i PD, Sali Berisha përcolli mesazhe të forta politike nga Vau i Dejës, ku prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Zef Hila. 

Në fjalën e tij, lideri demokrat tha se në zgjedhjet e 14 majit qytetarët shqiptarë do të firmosin përmbysjen e dytë të monizmit, që u instalua përgjatë 8 viteve në Shqipëri.  

"Ne vijmë në këto zgjedhje me 14 maj, me një entuziazëm që ka përshkruar sot mbarë vendin. Ky entuziazëm është premtim i madh se 14 maji do të jetë dita e ndryshimit të shumëpritur. 14 maji në të vërtetë është ditë zgjedhjesh së qeveritarëve vendorë, por realisht zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës tonë, janë zgjedhjet me të cilat ne më shumë se në çdo zgjedhje tjetër para atyre të 22 Marsit të 1992, firmosim për fatin e Vaut të Dejës, për fatin e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë. 

Janë zgjedhje në të cilat ne, për fatin tonë firmosim për përmbysjen e monizmit të dytë, i cili u instalua këto 8 vite në Shqipëri. Banorët e kësaj treve e dinë mirë se çfarë është monizmi për një shoqëri, për një komb. Ne përjetuam për 45 vite monizmin stalinist më të egër të Europës. 

Por sot ne përsëri përjetojmë një monizëm të plotë, një monizëm që bazohet kryekëput në vjedhjen e pamëshirë të qytetarëve shqiptarë. Në lidhjet e tmerrshme të qeveritarëve me krimin, në drogën dhe trafiqet. Një monizëm i cili ka asgjësuar defakto garantimin e lirive dhe të drejtave të tuaja. Sot miqtë e mi, siç e shifni krimi godet kur të dojë, ku të dojë, në çdo fshat, në çdo qytet, në çdo rrugë në çdo shesh. Sot krimi vendos në rrugë, në parlament, në qeveri, në prokurime dhe në çdo gjë. Sot siguria e qytetarëve është inekzistente. 

Ligji për ju nuk ekziston, gjykatat sot nuk ekzistojnë, sepse secili qytetar shqiptar për të marrë një të drejtë në gjykatë, duhet të presë, 7-10-15 vite. Kjo nuk quhet drejtësi në asnjë vend të botës. Sepse çdo qytetar shqiptar për të marrë një vendim, duhet të paguajë sa ‘frëngu pulën’ për të afruar vendimin e gjykimit. Sot në tërësinë e proceseve gjyqësore, 95% të proceseve mes qytetarëve dhe narko shtetit, i fiton shteti me padrejtësi absolute", u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco