Shpall planin me biznesin e mesëm e të vogël, Këlliçi: Ulim taksat dhe tarifat!

Shpall planin me biznesin e mesëm e të vogël, Këlliçi: Ulim taksat dhe tarifat!

19:52, 27/03/2023

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, paraqiti sot platformën e tij për taksat dhe tarifat vendore, në një takim me përfaqësues të biznesit të mesëm dhe të vogël.

Që në krye, Kelliçi vuri në dukje se janë pikërisht këto sipërmarrje që kanë mbajtur gjallë ekonominë e qytetit, por që janë trajtuar me armiqësi nga Bashkia dhe Erjon Veliaj.

Kelliçi theksoi se qasja e tij ka të bëjë me lehtësimin e barrës që ata kanë sot, gjë që do të ndikojë që biznesi i vogël dhe i mesëm të gjallërohen, t’i japin impuls ekonomisë e të krijojnë vende të reja pune.

Konkretisht, Këlliçi theksoi se;

-Taksa për infrastrukturën mësimore, bëhet zero

-Taksa e fjetjes në hotel, ulet me 30%

-Taksa e tabelës, ulet me 30%

-Taksa e truallit reduktohet me 30%

-Taksa mbi ndërtesen ulet me 30%

-Reduktim me 50% të tarifës së pastrimit dhe hapësirës

-Taksa e tokës bujqesore, pjesa e Bashkise, hiqet

Ekipi i ekspertëve të Kandidatit të Opozitës për Bashkinë e Tiranës, ka përllogaritur në mënyrë të detajuar se sa arrijnë të kursejnë bizneset e vogla dhe të mesme në një vit, përmes këtyre lehtësirave. 

Shuma të konsiderueshme që do t’i ndihmonin këto sipërmarrje të rriteshin e të hapnin vende të reja pune.

Këlliçi garantoi se edhe pse taksat dhe tarifat do të ulen, të ardhurat e bashkisë do të rriten, pasi do të zgjerohet baza e kontribuesve, dhe ai do të luftojë korrupsionin, ku sot, pothuaj 40 përqind e të ardhurave nuk vilen prej abuzimit, prej qokave që kryejnë zyrtarët e bashkisë, duke përfituar ata vetë personalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco