'Sulmi te Prestige, kambanë alarmi për shqiptarët', Edi Paloka: S’ka më shtet, por bandë! Rama sfidë të hapur raportit të DASH

'Sulmi te Prestige, kambanë alarmi për shqiptarët', Edi Paloka: S’ka më shtet, por bandë! Rama sfidë të hapur raportit të DASH

15:06, 22/03/2023

 Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar lidhur me sulmin e paligjshëm ndaj “Prestige Resort” gjatë ditës së sotme, ku u kërkua konfiskimi i godinës.

Komentet Paloka i bëri gjatë një lidhjeje me Skype për News 24, ku tha se sulmi ndaj “Prestige Resort” është një kambanë alarmi për të gjithë shqiptarët.

Ai shtoi se shteti është kthyer në një bandë kriminale.

“Nga ky personazh (Rama) nuk mund të presësh më asgjë. S’ka më shtet, por bandë. Të gjitha institucionet janë pjesë e kësaj bande që marrin urdhra nga një bandit që është i sëmur psikik. Jemi një popull që qeverisemi nga një bandë. Për fat të keq, janë gjithë këto vite të mbushura me histori të tilla. Rama përveç se është pervers, shpirtzi dhe s’do ta dijë për askënd, ky është rast për hakmarrje për arsye politike. E bëri të qartë dhe DASH. Pushteti i Ramës përdoret për t’i bërë presion një media.

Di raste kur viktima të këtij të sëmuri kanë qenë dhe socialistë. Ky nuk është vetëm rrezik për kundërshtarët, për qytetarët, por edhe për vetë socialistët. Fakti që kanë përfunduar në burg disa ministra apo të zgjedhur si kryetar të bashkive të PS, i prishin punë pushtetit të tij. Kjo është kambanë alarmi për të gjithë. Nëse i shkohet mbrapa atij. Rama kërkon që të japë përshtypjen që; nuk pyes për raportin e DASH. Është hapur sfidë kundër raportit të DASH”, tha Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco