Berisha: Rama u rrëmbeu votën e lirë të qytetarëve shqiptarë dhe mori të gjitha pushtetet

17:33, 06/02/2023

Kryetari i PD, Sali Berisha mblodhi sot në një takim kandidatët e opozitës për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit. 

Berisha i quajti kandidatët demokratë si ekipi i fitores së opozitës. 

Lideri i opozitës në fjalën e tij theksoi se Edi Rama u ka rrëmbyer votën e lirë qytetarëve shqiptarë dhe mori të gjitha pushtetet.

"Ju përshëndes përzemërsisht dhe shpreh kënaqësinë time të madhe që takoj sot, ekipin e fitores. Takoj përfaqësuesit e votës së lirë, takoj kandidatët për qytetarë të parë të këtij vendi, të cilët vijnë në procedurën më transparente, më dinjitoze për një vend dhe një komb. Kjo përbën një arritje madhore për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe në kushtet e një vendi, ku skandali dhe supërskandali janë tipar kryesor, ku vendimmarrja është obskure se çdo vend tjetër të Europës dhe më gjerë. Në kushtet e një vendi ku kandidaturat e krahut tjetër i përcakton droga, narkoeurot, bandat, klanet e tyre, prania juaj në garë elektorale është prania e misionarëve të vërtetë. Misionarëve për të çuar më përpara kauzën e lirisë dhe dinjitetit. Misionarëve për të përmbysur sistemin monist të vendosur me mbështetjen e mafias shqiptare, rajonale, evropiane dhe botërore. Edi Rama arriti të vendosë në Shqipëri, monizmin e plotë. Të vendosë kontrollin e plotë dhe total në të gjitha pushtetet, sepse rrëmbeu votën e lirë të qytetarëve shqiptarë. E shndërroi atë në një vlerë fiktive, jo reale", u shpreh Berisha.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco