Komisioni hetimor/ Berisha: Do vendosim lidhje me Kongresin e SHBA

Komisioni hetimor/ Berisha: Do vendosim lidhje me Kongresin e SHBA

12:53, 03/02/2023

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se komisioni hetimor parlamentar për skandalin Rama-McGonigal do të ngrihet, madje do të bashkëpunojë edhe me hetimin parlamentar që ka nisur Kongresi i SHBA.

“Largimi i Edi Ramës është një kusht, është një domosdoshmëri jetike për vendin.

Edi Rama nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës. Populli do i tregojë frikën. Ai nuk mund të qëndrojë më. Ai ka turpëruar çdo shqiptar. I ka futur thikë pas shpine, në fushën më sensitive, partnerit kryesor të Shqipërisë dhe kryeaksionerit, liderit në fushën e paqes dhe sigurisë botërore. Edi Rama nuk mund të qëndrojë duke mohuar dhe duke mashtruar shqiptarët se nuk ka lidhje me mua. Nuk mund të mohojë kur emri i tij është 14 herë në aktpadi.

Ndërkohë u depozitua në parlament kërkesa për hetim parlamentar, e firmosur nga 43 deputetë. Ata kanë deklaruar se nuk do e pranojnë, por i garantoj shqiptarët se komisioni do ngrihet dhe Edi Rama do largohet nga pushteti.

Komisioni do japë një kontribut të madh në hetimin e këtij problemi. Gjetjet e tij do ia përcjellë autoriteteve të SHBA. Sikundër komisioni do të përpiqet, në rrugë zyrtare, të vendosë lidhje edhe me komisionin e Kongresit të SHBA, për të hetuar me gjetje dhe fakte të shumta.

Këtu McGonigal është përdorur nga Edi Rama për qëllime nga më të ndryshmet. Duhet të saktësohet se çfarë arsye kanë pasur takimet e tij me SPAK-un e partisë, çfarë kërkesash ka shtruar McGonigal në SPAK-un e partisë ndaj kundërshtarëve të Edi Ramës? Kush e shoqëronte atë? Cilat janë lidhjet?

Komisioni hetimor parlamentar është jetik për Shqipërinë. Kjo është një ngjarje nga më të rëndat në historinë e vendit,” tha Berisha.

“Komisioni hetimor do ta ngremë. Është komision kushtetues dhe nuk mund ta pengojë kush. Siç e shihni, ka një privatizim të parlamentit nga Rama dhe Linda e tij në parlament. Por kështu nuk mund të ecet. Parlamenti është i qytetarëve,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco