Ekskluzive/ Zbulohet emaili i djalit të Joe Biden për Dorian Duçkën

20:57, 02/02/2023

Disa ditë më parë Syri.net raportoi se emri i Dorian Duçkës, këshilltari i jashtëm i Edi Ramës, ishte në laptopin e Hunter Biden, djalit problematik të presidentit Joe Biden. 

Por kjo nuk është e gjitha. 

Djali i Biden dhe Duçka kanë kontaktuar dhe kanë patur raporte bashkëpunimi për çështje biznesi dhe jo vetëm, të cilat konfirmohen nga komunikimet që ata kanë patur. 

Sot, në emisionin Çim Peka Live u publikua ekskluzivisht emaili që Hunter Biden i ka dërguar Dorian Duçkës, nga adresa e tij personale rhbdc@icloud.com.  

Komunikimi ka qenë i vazhdueshëm duke përfshirë edhe persona të tjerë të interesuar. 

Image

Dorian Duçka është jo vetëm këshilltar i jashtëm i Edi Ramës, por edhe drejtor, CEO i një kompanie kineze për Europën, me seli në Gjermani, e cila ka qenë nën hetim në SHBA dhe Kinë. Sipas mediave amerikane ishte marrë përsipër nga Charles McGonigal për ta ndihmuar kompaninë, ose për t'i penguar hetimin. 

Ky email tregon fuqinë e këshilltarit të jashtëm të Ramës në Uashington. Fuqi e jashtëzakonshme me djalin e preferuar problematik të presidentit Biden, Hunter Biden. 

Në email ka një këshillë për një shtetas amerikan nga djali i Biden për Duçkën. Daily Mail e zbuluar se kush është personazhi që Duçkës i kërkohet ta ketë parasysh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco