Berisha: Kurrë nuk do të pranojmë të na përjashtojnë nga zgjedhjet

Berisha: Kurrë nuk do të pranojmë të na përjashtojnë nga zgjedhjet

18:22, 02/02/2023

Aludimet se Partia Demokratike mund të përjashtohet nga zgjedhjet lokale në vend, krye-demokrati, Sali Berisha i ka dhënë vetëm një përgjigje: ‘Do ti përgjigjemi me revoltë të përgjithshme’.

Sipas tij ky vendim është interes i Ramës dhe pengjeve të tij që po funksionojnë si marioneta për të dëmtuar interesin kombëtar, shoqërisë dhe të demokratëve në vend.

"Ka një përpjekje tjetër siç e dini nga Edi Rama direkt, për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet. Kësaj përpjekje do ti përgjigjemi me revoltë të përgjithshme. Secili prej jush dhe çdo anëtar i PD duhet ta ketë të qartë si kristali, se gjykatat e këtij vendi, në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën ka vendosur legjimitetin e kuvendit të 11 dhjetorit 2021. Dhe në çdo vend të botës, ky vendim ka vetëm një vlerë, për regjistrimin në regjistrin e partive politike dhe shoqatave.

Ky vendim në çdo vend të lirë shërben vetëm për kaq. Edi Rama urdhëron të mos regjistrohet nga kancelari vendimi i gjykatës dhe në kundërshtim flagrant me çdo parim, shpall palë Alibashën, pa qenë palë. Çfarë jemi këtu, në këtë situatë, jemi në një përpjekje primitive hakmarrëse për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet. PD do të futet në zgjedhje dhe do të futet vetëm me vulën, logon dhe flamurin e saj. Absolutisht kurrë nuk do të pranojmë të na lejë njeri, të na përjashtojë nga zgjedhjet. Ndaj dhe do të organizojmë revoltën paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria. Do të përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile, dhe zgjedhjet do ti fitojë PD-ja."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco