VIDEO/ Gurra: Rama kur bën lojëra të pisëta implikon shumë njerëz

18:35, 30/01/2023

Gazetari Hysni Gurra ishte i ftuar ditën e sotme në 'Task Force' në Syri Tv me Sonila Meço.

I pyetur mbi skandalin e fundit me McGonigal dhe konkretisht se si e komenton faktin që kemi të bëjmë më një kryeminstër që përmendet në çështjet e spiunazhit, korrupsionit dhe klientelizmit, Gurra u shpreh se ndonëse Rama përmend shpesh fjalën ‘flamë’, ai vetë është flama më e madhe e këtij populli.

“Ai është një lojtar i fortë në fushën e marrëdhënieve me publikun por në sistemin që jetojmë ne, përveç kompanive humanitare asgjë nuk jepet falas, sidmos çështjet e konsulencave ndërkombëtare. Por, kjo pyetje tani nuk ka më kuptim përderisa ne shohim që me çanta në parkingjet e Nju Jorkut ku i jepen para agjentit të FBI. E njëjta gjë mund të nodhë edhe këtë herë. Ai përdor eufemizma aty 'flama-flama' por më çfarë po shohim flama më e keqe që i ka rënë këtij vendi këtë dimër, është vetë ai Edi Rama.

Ka nje veti kryeminstri i Shqipërisë, kur bën lojëra të pisëta, ose kur bën prapësira, implikon shumë njerëz, që siç po e shohim ka implikuar persona shumë të lartë deri në institucionet e sigurisë kombëtare të Amerikës. Gonigal nuk është i CIA-s por i sigurisë kombëtare. Ky implikon shumë njerëz. Pra, ajo që është e rëndësishme dhe duhet t’i kërkojnë opozita dhe populli Edi Ramës është përgjigjia e pyetjes se 'Ku e jep fjalën Rama, ky njeri që merr gjithë ato vendime?”, u shpreh Gurra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco