Bilanci i COVID/ 5 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID/ 5 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

17:30, 30/11/2022

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus nga 99 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen bën me dije se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 2 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 22 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 128 raste aktive me COVID.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 3 në Tiranë,  2 në Pogradec.

Statistika ( 30 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore                5
Të shëruar në 24 orë             22
Të shtruar në spitale             2
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       99
Testime totale                   2,008,863
Raste pozitive                      332,229
Raste të shëruara                  328,507
Raste Aktive                             128
Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë                    113
Gjirokastër                8
Fier                           2
Korçë.                       2
Vlorë                        2
Shkodër                   1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco