Skandal/ Zhupa: Ministria e Kulturës kthen komunizmin, dënon artistët për agjitacion dhe propagandë

Skandal/ Zhupa: Ministria e Kulturës kthen komunizmin, dënon artistët për agjitacion dhe propagandë

12:18, 25/11/2022

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë, ku urdhri i dalë nga Ministria e Kulturës kërkon tu mbyllë gojën artistëve sipas metodave komuniste të nenit 55 për agjitacion propagandë.

‘Një urdhër antiligjor dhe antikushtetues detyron artistët e operas dhe baletit e ansamblit popullor të marrin leje për të dhënë mendimet e tyre dhe për tu shprehur lirisht. Liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë (neni 22) dhe ska urdhër nga lart që mund të zhduki të drejtat e fituara edhe me gjak’, shkruan Zhupa në Facebook.

Postimi i plotë:

Mbyllja e gojës artistëve sipas metodave komuniste të nenit 55 për agjitacion propagandë është skandali i rradhës i ministrisë së kulturës. Shkelje flagrante e kushtetutës dhe e kodit të punës.

Një urdhër antiligjor dhe antikushtetues detyron artistët e operas dhe baletit e ansamblit popullor të marrin leje për të dhënë mendimet e tyre dhe për tu shprehur lirisht. Liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë (neni 22) dhe ska urdhër nga lart që mund të zhduki të drejtat e fituara edhe me gjak.

Të jesh artist mbi të gjitha je njeri i lirë, i pavarur! Këto shkresa bajate janë shprehje e frikës se keqmenaxhimi dhe aferat mund të diskutohen lirisht në portale, media e mediume të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco