Intervista e nënës së Learit, Berisha: Dyshimet e saj janë të drejta! Dënim xhelatëve të Ramës e Çuçit

Intervista e nënës së Learit, Berisha: Dyshimet e saj janë të drejta! Dënim xhelatëve të Ramës e Çuçit

20:17, 23/10/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas intervistës së nënës së Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë në duart e policisë pak ditë më parë.

Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se dyshimet e nënës së Lear Kurtit janë të drejta ndërsa shton se banda me uniformë Rama-Çuçi i mori shpirtin me dhunë Larit të ri.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes së viktimës, Sali Berisha thekson se dënon xhelatët e Edi Ramës dhe Bledi Çuçit.

“Dyshimet e drejta të nënës së Lear Kurtit ndaj bandës me uniformë të Rama-Çuçit që i morën shpirtin me dhunë djalit të saj!

Ngushëllime edhe një herë nënës për djalin e saj të vetëm, dhe dënim xhelatëve të Edi Ramës dhe Çuçit!”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco