Protesta për Lear Kurtin, qytetari: Policia e droguar, një armë në duart e regjimit si në diktaturë

Protesta për Lear Kurtin, qytetari: Policia e droguar, një armë në duart e regjimit si në diktaturë

18:45, 23/10/2022

Një nga qytetarët protestues pranë Ministrisë së Brendshme për vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e policisë, u shpreh sonte për 'Syri Tv' se mungon siguria e qytetarëve dhe se policia tashmë është kthyer në një armë në duart e pushtetit, njëlloj si në kohën e diktaturës.

“Polici e inkriminuar, polici me të kaluar të dyshimtë, polici që ka rezultuar me një numër të madh përdoruesish droge aq sa është ndëprerë testimi dhe vetingu i tyre.

Policia është një armë në duart e regjimit siç ka qenë në kohën e diktaturës, por ne jemi përballur me të në kohën e diktaturës, dhe do përballemi dhe sot edhe nesër sa herë të jetë e nevojshme. Ne protestojmë në radhë të parë për veten, që kur të dalim para fëmijve tonë ta kemi fytyrën e pastër, se ne kemi reaguar ndaj të keqes”, u shpreh qytetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco