Maratona bllokoi akset kryesore në Tiranë, qytetarët: Të ishte gjetur alternativë tjetër

16:20, 23/10/2022

Qytetarët e Tiranës u përballën këtë të diel me bllokim të rrugëve dhe trafik të rënduar, për shkak të zhvillimit të martonës. Jo vetëm qytetarët me mjete private, por edhe këmbësorët u penalizuan, pasi këtë të diel shumë prej linjave urbane të qyteti nuk funksionin.

Sikur të mos mjaftonte trafiku i zakonshëm në Tiranë, qytetarët u përballën edhe këtë të diel me kaosin e krijuar nga bllokimi i akseve rrugore për shkak të maratonës.

Jo vetëm shoferët me mjetet private, por të penalizuar kanë qenë edhe qytetarët që përdorin transportin urban, për shkak se këtë të dielë, autobusët nuk lëviznin.

Por teksa bashkia bllokoi rrugët e qytetit për garën e dhjetëra personave, institucioni drejtuar nga Erion Veliaj, nuk hartoi asnjë plan për lëvizjen e qindra mijëra qytetarëve të tjerë.

Vështirësia për të lëvizur nga një zonë në një zonë tjetër të kryeqytetit ka sjellë shqetësim tek qytetarët por edhe tek drejtuesit e mjeteve.  Në rrugët e bllokuara shihen efektivet e Policisë Bashkiake që iu kërkojnë qytetarëve të mos hyjnë brenda perimetrit të garës gjatë zhvillimit te saj, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco