FOTO/ Bledjon Nallbati, deputeti që mbështeste Bashën, në takim me Nokën

FOTO/ Bledjon Nallbati, deputeti që mbështeste Bashën, në takim me Nokën

12:02, 23/10/2022

Deputeti i PD-së në Devoll, Bledjon Nallbati, një nga mbështetësit e ish-Kryetarit të partisë, Lulzim Bashës, ka marrë pjesë në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokën në Devoll. Vetë Nallbati nuk është prononcuar, por prania e tij duket se ka folur më shumë.

Nga ana tjetër, Noka ka publikuar fotot nga mbledhja ku Nallbati shfaqet në krye të vendit, me këtë shënim: “Nga takimi i djeshëm me strukturat tona në Devoll.  Të gjithë gati për një aksion opozitar në shkallë vendi. Energji e përbashkët dhe besim në forcën e Partisë Demokratike.”

Deputeti Bledjan Nallbati  e ka nisur rrugëtimin e tij në Partinë Demokratike që në vitin 2000 si anëtar i FRPD Devoll, më pas anëtar i degës së PD, Sekretar Seksioni, anëtar i Kryesisë së Degës, kryetar i FRPD Devoll, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Kryetar i Bashkisë Devoll, përfaqësues i kësaj force, deputet i po kësaj force.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco