Vasili thirrje SPAK-ut: Hetoni Ramën! Ja tre rastet kur mashtroi për heqjen e fashës 800 KWh

Vasili thirrje SPAK-ut: Hetoni Ramën! Ja tre rastet kur mashtroi për heqjen e fashës 800 KWh

18:31, 04/10/2022

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se kryeministri Edi Rama mashtroi botërisht për heqjen e fashës 800 Kwh, për qëllime të qarta të provokimit dhe përfitimit politik, duke dhunuar çdo ligj të këtij vendi dhe pa asnjë vendim zyrtar.

Vasili ka shkruar në statusin e tij tre rastet kur kryeministri Edi Rama ka mashtruar me heqjen e kësaj fashe prej 800 kilovatësh. Më tej Vasili thekson se SPAK duhet të hetojë kreun e qeverisë.

Statusi i Vasilit
SPAK te marre ne pergjegjesi penale Edi Ramen, mashtroi boterisht per heqjen e fashes 800Kwh! Edi Rama ka mashtruar boterisht lidhur me heqjen e fashes prej 800Kwh per qellime te qarta te provokimit dhe perfitimit politik duke dhunuar çdo ligj te ketij vendi dhe pa asnje vendim zyrtar.

Pergjegjesia penale ndaj Edi Rames eshte direkte dhe lidhet vetem me të personalisht.

➡️ MASHTRIMI PARE :

Ne daten 30 shtator 2022 Rama deklaroi:

"qeveria e ka barrën ta menaxhojë sa më mirë të jetë e mundur, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 Kwh të mos hyjë në fuqi në muajin tetor".

Genjeshtra eshte shume e rende pasi Qeveria nuk ka marre asnje Vendim per kete ceshtje dhe Rendi i dites se Mbledhjes se Qeverise ne date 28 shtator provon qarte mashtrimin.
🟥 Kush e paska marre pra kete Vendim kur Qeveria nuk ka marre asnje te tille??

➡️ MASHTRIMI I DYTE:

Rama mori pergjegjesine personale dhe deklaroi pezullimin e aplikimit te fashes 800 Kwh, pas Vendimit te ERE te dates 23 shtator.
Ky eshte nje mashtrim tjeter shume i rende sepse ERE nuk ka marre asnje Vendim per pezullimin e aplikimit te fashes.

Kjo provohet sepse ne Mbledhjen e ERE te dates 29 shtator, pra nje dite perpara deklarates se Rames, as nuk eshte diskutuar dhe as eshte marre asnje Vendim pezullimi nga ERE.

Ne daten 30 shtator menjehere pas deklarates se Edi Rames, ERE ne nje komunikate shtypi deklaron dhe konfirmuar se:
"ERE ka publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kwh’.

Aktualisht këto çmime, sipas ERE janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022".
🟥 Kush e paska vendosur pra pezullimin, kur ERE nuk ka marre asnje vendim te tille ??

➡️MASHTRIMI I TRETE:

Edi Rama deklaroi ne 30 shtator se pezullimi i vendimit vinte sepse: "kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë, aty ku është dhe burimi kryesor i energjisë, dhe presim që të materializohen dhe parashikimet për reshje të tjera në fund të dhjetë ditëshit të parë të tetorit".

Nderkohe qe Edi Rama bente kete deklarate, KESH blinte energji per periudhen 1-31 tetor me vlere 34 milionë euro per 74,500 megavatorësh me një çmim mesatar prej 455.24 euro per Mëh, bile mjaft me te larte edhe si çmimi ne burse.

🟥 Pra eshte e qarte, qe e gjithe deklarata si dhe argumentimet e vendosjes se fashes 800Kwh per shkak te problemeve financiare te KESH rrezohen ne çast.

Edi Rama me vetedije te plote ka mashtruar boterisht opinionin publik vetem per qellime politike dhe provokative pasi:
‼️As qeveria dhe as ERE nuk kane marre asnje vendim pezullimi siç provohet me dokumentet zyrtare te mbledhjeve perkatese te qeverise ne 28 shtator dhe ERE ne 29 shtator.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco