VIDEO/ Meta: Në vitin 2001 rrita me 50% pagat e pedagogëve

VIDEO/ Meta: Në vitin 2001 rrita me 50% pagat e pedagogëve

18:18, 04/10/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kujton se kur ai ishte kryeministër, në vitin 2001, rriti pagat e pedagogëve nga 45-50%. 

Meta thekson se situata ekonomike nuk ishte e favorshme, por kjo nuk e pengoi qeverinë të plotësojë kërkesat trupës mesimdhënëse në universitete.  

Përmes një videomesazhi të postuar në rrjetet sociale, Meta i bën thirrje qeverisë që të ndalojë grabitjen përmes inceneratorëve dhe taksave dhe të plotësojë kërkesat legjitime të studentëve dhe pedagogëve. 

Postimi
Edhe në vitin 2001, situata ekonomike ishte e vështirë, por unë si Kryeministër vendosa të rrisja pagat për pedagogët 45% deri në 50%.
Ndaloni grabitjen te inceneratori dhe vetëm një pjesë e vogël e taksave që vidhen do të mjaftonte për të plotësuar kërkesat legjitime të pedagogëve dhe studentëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco