Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, Gjykata e Lezhes liron nga qelia njërin nga të akuzuarit

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, Gjykata e Lezhes liron nga qelia njërin nga të akuzuarit

09:25, 27/09/2022

Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia, 18-vjeçarin A. Gj. i cili në muajin maj të vitit 2021-të bashkë me 4 përsona të tjera akuzohen se përdhunuan një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditës, ngjarje kjo e cila tronditi mbarë opinionin publik dhe solli mjaft reagime.

Ndaj 18 vjeçarit, Ardjan Gjinkolaj u vendos masa e sigurisë "Arrest në shtëpi", ndërsa zevendesimi i mases erdhi me kërkese të pales mbrojtëse e cila u pranua nga gjyqtari i çështjes me argumentin se kane kaluar afatet e paraburgimit, ndërsa vendimi është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit në Shkodër, pas ankimit që i kishte bërë prokurori.

Ndërkohë çështja panale në ngarkim të 5 përsonave është në proçes gjykimi në Gjykatën e Lezhës, ndërsa prokurori Ylli Pjeternikaj ka kërkuar 46.8 vite burg në total për 5 personat e vënë në akuzë.

Do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj e cila do të vendose për fatin e të akuzuarve, teksa prej muajsh seancat gjyqësore po zvarriten për shkaqe të ndryshme.

Nga hetimet e kryera organi i akuzes ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë kryer veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç".

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi Ardjan Gjinkolaj u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të një vajze 15-vjeçare i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco