Boçi: Protesta në shumë forma kundër regjimit! Të gjithë e dimë me kë flet Rama dhe si fshihet tek ndërkombëtarët

21:18, 26/09/2022

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv se protestat janë arma kryesore për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës.

Boçi deklaroi se situata po nxehet ndërsa theksoi se protestat do të jenë në shumë forma kundër regjimit kriminal.

Ndër të tjera nënkryetari i PD-së tha se të gjithë e dinë se çfarë interesat dhe me kë flet Rama ndërsa shtoi se ai fshihet tek ndërkombëtarët.

"Do funksionojë. Protesta është arma kryesore e jona, kjo është pjesa e qytetarisë, kjo është komunikimi me publikun, protesta në shumë forma. Funksionon. Situata po nxehet.

Duam dhe kërkojmë me ngulm që me qytetarët të përmbysim situatën, të rikthejmë demokracinë që ka rënë. Kjo është betejë finale e çdo qytetari.

Krimi është i lidhur me politikën. E dimë me kë flet Rama e çfarë interesash shpërndan, e dimë si fshihet tek ndërkombëtarët. Realiteti, do griset perdja e propagandës, sepse ka dalë çdo gjë."-tha Boçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco