'Mbyll një shkollë, hap një burg'/ Berisha: Janë mbyllur 620 shkolla, u trefishua kriminaliteti!

19:26, 16/08/2022

Kryetari i PD, Sali Berisha ngriti shqetësimin e mbylljes së shkollave vitet e fundit në Shqipëri, gjatë takimit që zhvilloi me ekspertë të arsimit. 

Berisha tha se janë mbyllur 620 shkolla, ndërsa është trefishuar numri i burgjeve dhe është rritur kriminaliteti.

"Shkollat në Shqipëri mbyllen njëra pas tjetrës. Janë mbyllur 620 shkolla. Ndërkohë është dyfishuar numri i policëve. Është 2-3-fishuar kriminaliteti. Janë 2-3-fishuar burgjet. Aksioma e njohur, "hap një shkollë të mbyllësh një burg", këtu është shndërruar "mbyll një shkollë, të hapësh një burg"", u shpreh Berisha. 

Berisha premtoi se arsimi do të jetë prioritet i qeverisjes së PD.

"Ndaj dhe duke garantuar ju se për ne edukimi është një proces themelor duke filluar nga pasqyrimi i tij dhe reflektimi i tij në identitetin tonë kombëtar, në të sotmen dhe të ardhmen tonë, ne e kemi dhe do ta kemi këtë proces, procesin më serioz të veprimtarisë së PD nesër në pushtet".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco