Kryetari i Partisë Demokratike bën fajtor ndërhyrjen e vonuar të shtetit, në fshatin Grudë Fushë ku janë djegur të paktën 35 shtëpi.
‘Zjarri djeg dhjetëra shtëpi në fshatin Fushë Grudë, Malësi e Madhe! Ndërhyrja tejet e vonuar! Turp’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në postimin e tij në Facebook.
Më shumë se 35 shtëpi janë djegur gjatë pasdites së sotme në fshatin Grudë-Fushë në Shkodër.
Situata është dramatike në këtë zonë, ndërsa janë djegur edhe qindra hektarë pemë.
Në videon e mëposhtme shikoni se si zjarri ka shkrumbuar një banesë.
Janë rreth 35 banesa të pabanueshme që janë djegur, ndërkohë që 5 banesat ku jetojnë banorët janë arritur të shpëtohen.
© SYRI.net