EMRI/ Shqiptari me shpejtësi skëterrë, godet një efektiv dhe hidhet… policët e neutralizojnë

EMRI/ Shqiptari me shpejtësi skëterrë, godet një efektiv dhe hidhet… policët e neutralizojnë

17:13, 31/07/2022

Një 30-vjeçar shqiptar është dënuar me 1 vit e gjysmë burg pasi goditi një oficer policie në Britaninë e Madhe si dhe u kap me 8 kilogramë drogë.

30-vjeçari, Erjon Selivrada nuk i është bindur urdhrit të policisë teksa ecte me shpejtësi me makinën e tij, por pas ndjekjes nga policia britanike ai është ndalur.

Shqiptari ka bërë rezistencë duke goditur një nga oficerët e policisë dhe më pas ka hyrë mes makinave të tjera. Pas përpjekjeve të policisë është bërë i mundur neutralizimi i tij.

Pasi u vendos në pranga, Selivradas i është kontrolluar edhe makina ku i janë gjetur 8 kilogramë kabanis. Përveç drogës atij iu gjet në automjet edhe një sëpatë, të cilën e përdorte për t’u mbrojtur ndërsa trafikonte drogën.

Në rindërtimin e ngjarjes, prokuroria theksoi se shqiptari pasi doli nga makina dhe goditi oficerin e policisë, ai vrapoi nëpër dy karrexhatat e rrugës duke krijuar kaos mes automjeteve.

Por, për fat të mirë, sipas prokurorisë askush nuk u lëndua. Gjykata e dënoi atë me 1 vit e gjysmë burg. Pas përfundimit të dënimit, Selivrada do të deportohet në Shqipëri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco