Shqipërinë e Ramës vetëm 14% e austriakëve e duan në BE

Shqipërinë e Ramës vetëm 14% e austriakëve e duan në BE

08:58, 24/07/2022

Me qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria ka njohur rënie të ndjeshme të mbështetjes në popujt e Bashkimit Europian.

Kriminaliteti, korrupsionit dhe eksportimit të drogave të ndryshme, me ardhjen e Ramës në pushtet ka njohur vetëm rritje galopante.

Qeveria Rama duket se nuk ka pasur shumë interes të përmirësojë imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare, por është kujdesur vetëm për imazhin e kryeministrit.

Kështu, një prej gazetave më të vjetra në Austri, ‘DiePresse’, ka publikuar të shtunën një sondazh sipas të cilit, në korrik, vetëm 14% e austriakëve janë dakord me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas shifrave të sondazhit të realizuar nga ‘Gesellschaft für Europapolitik-Shoqëria për Politikë Europiane’, në muajin prill, kjo përqindje ishte 35.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, vetëm 20% e të anketuarve janë shprehur dakord në korrik për anëtarësimin e saj në BE, një rënie me 6% krahasuar me rezultatet e sondazhit të realizuar në prill të këtij viti.

Austria gjithmonë ka qenë një mbështetëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë, si dhe historikisht ka qëndruar krah vendit tonë që nga shpallja e Pavarësisë. Në qershor, teksa diskutohej statusi i vendit kandidat për Ukrainën, Kancelari austriak Karl Nehammer tha se BE nuk duhet të përdorte standarde të dyfishta krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas ‘DiePresse’, ajo që befason më shumë në reagimin publik është se, pavarësisht linjës së pandryshuar të politikës austriake, tashmë që dy shtetet nisën zyrtarisht negociatat për anëtarësim, pëlqimi për përfshirjen e tyre në union-një gjë që parashikohet të ndodhë pas një dekade-ka pësuar rënie.

‘DiePresse’ konsiderohet si një ndër gazetat më të mëdha në Austri, që ka nisur botimet në vitin e largët 1848.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco