VIDEO/ Policia e arrestoi me bujë, lirohet i arrestuari për vrasje

08:48, 24/07/2022

Gjykata e Vlorës ka liruar shtetasin Hair Breshanaj, i arrestuar të shtunën për një vrasje me thikë të ndodhur në vitin 1998.

‘Në vijjm të operacionit policor të koduar ‘Vrina’, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i urdhërit të ri të prokurorisë datë 23.07.2022, ora 20:00, për lënien të lirë të shtetasit Hair Breshanaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë konstatoi parashkrimin e dënimit me burgim të caktuar, ndaj këtij shtetasi. Shtetasi Hair Breshanaj është lënë në gjendje të lirë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë, referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen A. G., 43 vjeçe, banuese në Itali, pasi dyshohet se ka trafikuar mjetin e markës Volksëagen, i cili rezulton i vjedhur në Danimarkë. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen A. P., 55 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur portofolin e një shtetaseje, në lagjen ‘Uji i Ftohtë’.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin F. Ç.’, thotë sot policia në një njoftim për mediat.

Por, kush është 62-vjeçari dhe si u kap nga policia pas ndjekjes me këmbë dhe dron?

Mësohet se 62 vjeçari Hair Breshanaj, prind i dy fëmijëve, prej rreth 15 vitesh banonte në fshatin Vrinë. Bënte një jetë të mbyllur dhe i pa ekspozuar në fshat, madje shumë prej tyre edhe nuk e njihnin.

Po ashtu mësohet që ai prej disa vitesh shkonte në Greqi për të punuar. Në të gjitha rastet ai nuk ka qenë i pajisur me dokumente për në shtetin grek. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim 22 vite më parë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar atë me 20 vjet burgim, për veprën penale ‘Vrasja me dashje’, pasi për motive të dobëta ka vrarë me thikë Nustret Nanaj.

Policia e Sarandës, kishte disa ditë që survejonte lëvizjet e tij.  Sot pas informacionit se ku ndodhej 62 vjeçari Hair Breshanaj, policia e Komisariatit Sarandë në bashkëpunim edhe Forcën e Posaçme ‘Shqiponja’ dhe strukturat e DVP Vlorë, vunë në zbatim operacionin  e koduar ‘Vrina’. Operacioni ka nisur rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm.

Fillimisht, 62-vjeçari u kërkua në këmbë, pasi u mor vesh se i shumëkërkuari nuk ndodhej në banesë, u vu në lëvizje edhe droni për të zbuluar saktë vendndodhjen e Breshanaj.

Ai u kap në një mal afër lumit në kufi me Greqinë, ku ai merrej me kullotje të disa krerëve lopë. Mësohet se pas thirrjes së policisë se ishte i arrestuar nuk ka bërë fare rezistencë, ndërsa është dorëzuar menjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco