PS vret votën/ Rama emëron kryetarët e degëve në 61 bashkitë e vendit

PS vret votën/ Rama emëron kryetarët e degëve në 61 bashkitë e vendit

18:55, 01/07/2022

Partia Socialiste certifikoi farsën e saj zgjedhore. 

Edi Rama ka caktuar kryetarët e degëve të PS në 61 bashkitë e vendit. 

Pas mbledhjes së Kryesisë, Bledi Klosi, kryetar i Komisionit të Posaçëm Zgjedhor, lexoi emrat e kryetarëve të degëve. 

Në Tiranë, Edi Rama ka emëruar kryetar dege të Partisë Socialiste, kryebashkiakun Erion Veliaj. 

Kujtojmë, që si Veliaj ashtu edhe 60 kryetarët e tjerë të degëve të PS, nuk janë votuar nga anëtarësia, por janë të emëruar nga Edi Rama. 

Partia Socialiste ka vite që nuk bën zgjedhje brenda vetes. 

Procesi i ashtuquajtur i riorganizimit ishte një farsë fund e krye, pasi anëtarësia legjitime socialiste, me të drejtë vote, u zëvendësua nga një komision i përzgjedhur nga Edi Rama. Ishte ky komision që caktoi se kush do të jetë kryetari i degës së PS në qytetin përkatës. 

Pra, nuk kemi të bëjmë me votë, por me farsë. 

Kryetarët e rinj të degëve të PS nuk janë të zgjedhur, por të emëruar me urdhër të Edi Ramës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco