Adriana Kalaja: Nëse është dikush që do luftojë për teatrin, është doktor Berisha

Adriana Kalaja: Nëse është dikush që do luftojë për teatrin, është doktor Berisha

11:10, 29/06/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta e 7 korrikut do të shënojë nisjen e një levizjeje e cila do të vazhojë deri në shpëtimin e vendit. 

Në një tryezë me intelektuale dhe aktorë të shoqërisë civile, Berisha u bëri thirrje qyteatërve ti bashkohen protestës së 7 korrikut. 

Ish kryeministri Berisha, iu drejtua edhe përfaqesuesve të Diasporës,që ishin të pranishëm në takim, duke theksuar se kjo lëvizje synon t'i japë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit te drejtën e votës. 

E ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, për të folur më shumë rreth këtij takimi dhe jo vetëm ishte Adriana Kalaja avokate, aktiviste.

Kalaja ndër të tjera rikujtoi se nuk është asnjëherë vonë për të protestuarteksa kujtoi se siutata është agravuar këto 9 vite më opozitën që solli konflikte edhe brenda PD-së.

“Unë mendoj se një popull nuk është vonë asnjëherë nuk është vonë për të bërë protestë dhe asnjëherë nuk ka arsye për të mos bërë protestë.

Kështu që në kushtet ku ndodhemi çdo gjë i ka tejkaluar limitet, kufirin por ne kishim disa probleme të cilat nuk ishin të rastësishme por u injektuan në lidhje me opozitën shqiptare, dhe duke pasur parasysh atë çfarë ne kaluam gjatë këtyre 9 vjetëve nuk mungoi dhe përçarja dhe konlfdikti i stisur brenda PD.

Unë persnalisht por dhe 'Aleanca për Mbrojtejn e Teatrit' ku unë bëj pjesë u rreshtua krah doktor Berishës sepse besonim që nëse dikush lufton për dinjitetin e vet është gati të luftojë për çdo gjë. Dinjiteti është baraz me oksigjenin që njeriu merr çdo mëngjes dhe oksigjeni është baraz me lirinë e tij. Pra, në këtë kuadër ne besojmë fort, se nëse ka dhe është dikush që të motivon, është diukush që do të drejtojë një reagim mbarë popullor për rrëzimin e Edi Ramës ky është doktor Berisha dhe nga ana tjetër, nëse është dikush që do të luftojë për Teatrin, ky është po doktor Berisha”, u shpreh Kalaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco