'Projekt-ligji fillon me paligjshmëri'/ Amnistia fiskale, pse ekspertët janë kundër?

'Projekt-ligji fillon me paligjshmëri'/ Amnistia fiskale, pse ekspertët janë kundër?

13:15, 27/06/2022

Ekspertët fiskalë, auditues ligjorë dhe kontabilistë kërkojnë sërish rishqyrtim të draftit të ri të Financave për tatimin mbi të ardhurat.

Për ekspertët vijon të mbetet shqetësuese pabarazia që krijon ngarkesa fiskale te të vetëpunësuarit e profesioneve të lira dhe biznesi i vogël.

Projekt-ligji kthen, edhe një herë, debatin për taksimin e biznesit të vogël, që me ndryshimet e reja tejkalon taksimin në raport me të mëdhenjtë.

Të ardhurat e individëve tregtarë dhe të të vetëpunësuarve, me xhiro deri në 14 milionë lekë, do të tatohen 15%, mbi këtë xhiro tatimi do të jetë 23% .

Projekt-ligji i rishikuar “Për tatimin mbi të ardhurat”, i publikuar te konsultimet publike i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, që parashikon normë tatimi 15% për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit me xhiro deri në 14 milionë lekë dhe taksimin 23% për këto subjekte me qarkullim vjetor mbi 14 milionë lekë, në ndryshim nga ai fillestar, që vendoste tatim të përshkallëzuar deri në 23% për të ardhurat mbi 2,4 milionë lekë, është pritur sërish me debat nga kontabilistët, ekspertët fiskalë dhe audituesit ligjorë.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë temë ishin të ftuar në ‘Kafe Shqeto’, në Syri Tv Irakli Pina jurist/ ishpunonjës në Ministrinë e Drejtësisë dhe Klodian Muço ekspert ekonomie.

Muço tregoi ndër të tjera se më këtë prjoket-ligj qytetarëve nuk ju lind nevoja e një investimi, të quajtur më parë si ’pastrim parash’:

“Kundërshtia është për arsye se legalizohen paratë kriminale , si shqiptarët si të huajt në një moment të caktuar deklarojnë dy milionë euro, këta kanë të mundur që pa i justifikuar ato para t;i fusin në sistemin bankar.

Nëse në të kalurën shqiptarët janë përfolur se stresoheshin se dpastroininpoaratë me ndërtim tani nuk është më e nevojshme pasi me një deklarim me një pagesë 7 deri në 10 përqind mund t’i fusësh në bankë.”

Ndërkohë Pina u shpreh se ky projekt-ligj fillon me palgjshmëri që në term.

“Ky projekt-ligj është prezantuar kohë më parë .

Por ka pasur një problematikë që e ka lënë këtë ligj të pazbatuar sepse askush ndorej ekspertëve nuk mori përsipër aso-kohe që të frimosë një dokument të tillë, ose të jepte mendimin për një eksperiment të tillë.

Ky projekt-ligj fillon me paligjshmëri, pasi është amnisti fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë vetëdeklarim të pasurive, pra amnistim-falje-përfitim pasi është kryer një paligjshmëri e caktuar që do të thotë se që këtu ne kemi shkeljen e parë”, u shpreh Pina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco