Kapja e 2.2 ton kokainë, dalin pamjet: Ja si u monitoruan bosët shqiptarë

10:34, 27/06/2022

Programi i njohur televiziv Panorama në Peru ka publikuar pamje se si u monitoruan bosët shqiptarë, të cilët do trafikonin plot 2.2 ton kokainë drejt Europës.

Dy shqiptarët e shpallur në kërkim Franc Malo dhe Gentian Meta.

Sapo shqiptarët kaluan kufirin për të hyrë në Peru, anti-droga e këtij vendi e dinte se ata kishin ardhur për të trafikuar kokainë në sasi të mëdha.

Dy shqiptarët u vendosën nën monitorim të rreptë, duke nisur që nga takimet e tyre të para me biznesmenët që njihen për trafikun e drogës e deri te pranimi në hotelin luksoz.

Agjentët e antidrogës peruane, e njohur me emrin Dirandro, i ndoqën shqiptarët duke nisur që nga 18 prilli.

Programi sjell pamje se si shqiptarët kontaktuan me biznesmenët për të përgatitur futjen e kokainës në gjendje të lëngshme në kanoçet me asparag.

Shqiptarët u kishin dhënë peruanëve një afat për dërgimin e drogës. Sipas tyre, ajo duhej të nisej deri në qershor.

Sipas investigimit, droga në Peru blihej me 500 deri në 700 dollarë, kurse në Europë do të shitej për të paktën 40 mijë dollarë.

Në total, sasia që do trafikohej kap një vlerë prej 77 milionë dollarë.

Antidroga peruane nuk e mohon mundësinë që edhe të tjerë shqiptarë, anëtarë të kartelit të kokainës, të jenë të pranishëm në Peru.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco