FOTOLAJM/ Aksident në Sarandë, mjeti del nga rruga dhe përfundon brenda një shtëpie

FOTOLAJM/ Aksident në Sarandë, mjeti del nga rruga dhe përfundon brenda një shtëpie

15:28, 19/06/2022

Një aksident ka ndodhur mesditën e së dielës në Sarandë. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Syri.Net një mjet ka dalë nga rruga duke përfunduar brenda rrethimit të një shtëpie.

Burime bëjnë me dije se nga aksidenti janë plagosur dy persona ndërsa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara ndërsa përplasja ka qenë aq e fortë sa që janë thyer edhe hekurat rrethues në trotuar.

Nëse do kishte pasur njerëz në trotuar apo në oborrin e banesës aksidenti do kishte rezultuar fatal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco