Makina del nga rruga, dërgohen në spital 3 persona

Makina del nga rruga, dërgohen në spital 3 persona

12:14, 19/06/2022

3 pjesëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonin ata doli nga rruga.

“Sot më datë 19.06.2022, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në fshatin Gorre, shtetasja L. P., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja dhe pasagjerët, shtetasi S. P dhe djali i tyre 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën”.

Grupi hetimor po punon për përcaktimet e shkaqeve të daljes nga rruga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco