Shifra marramendëse për vrasjet në Shqipëri, ekspertët: Vendi i zhytur në aktivitet kriminal

Shifra marramendëse për vrasjet në Shqipëri, ekspertët: Vendi i zhytur në aktivitet kriminal

11:41, 25/05/2022

Aktiviteti kriminal i dyshes Nuredin Dumani dhe Talo Cela janë  të denja për një film kriminal, nga atentatet mafioze deri tek tradhëtia.

Si fillim ato filluan me grabitje dhe përfunduan deri në angazhime per të vrarë njeri-tjetrit.

Mendohet se grupi ka qarkulluar rreth 1.5 milionë euro pa llogaritur këtu thasët me para të vjedhur në  Rinas.

Të  ftuar në ‘Kafe Shqeto' për të  folur më shumë në lidhje me këtë temë ishin Elkier Bushkolaj redaktor, Fation Softa ekpert sigurie dhe Arbër Hoxha avokat.

"Ngjarjet e fundit treguan një panoramë  të asaj qe ne themi dhe ndjejmë se Shqipëria është e zhytur e tëra në krim. Flasim për një  armatë  të  madhe kriminale që  krijojnë se Shqiperia eshtë  zhytur në  krim.

Këto vrasje treguan se krimi është i organizuar, është profesional dhe i lidhur dhe ndërthurur pazgjedhshmërisht me politikën dhe strukturat shteterore, dhe faktet e pagesave të larta treguan dhe një herë se qëllimi i tyre i vetëm është  të pasurohen nëpërmjet vrasjeve me pagesë", u shpreh Softa.

Bushkolaj tregoi se sukeset me të mëdha të policisë së shtetit dy vitet e fundit kanë qenë thjeshtë rastësi.

'Arrestimi i Dumanit është po ashtu një rastesi dhe vetë dorëzimi në kushtet e një gjendjeje të rënduar nga informacionet qe kemi ishte nisur ne Elbasan për të kryer një atentat por ra vetë  pre e një atentati.

Sa i përket bashkëpunimit të  Policisë me bandat kriminale për fat të keq është  një problem i vjetër dhe në tërësi nuk kishtë një risi po dicka të re.

Një nga dështimet më të mëdha të qeverisë vitet e fundit është dështimi me grupet kriminale", u shpreh Bushkolaj.

Hoxha: Dëshiroj të theksoj se Dumani dhe prokuroria nuk kanë  një marrëveshje bashkëpunimi  do të thotë që nuk gëzon statusin e bashkëpunuesit , ndërkohë që ka një  marrëveshje mes prokurorisë  së  rrethit gjyqësor Elbasan dhe Erik Hoxhajt.

Sigurisht që  Nuredin Dumani ato që thotë i duhen marrë me shumë rezerva.

Për sa i përket programit të mbrojtjes së dëshmitarëve, nuk është diçka e re pasi kjo ka qenë  prej vitesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco