Gjata: Rama po tallet! E paralajmëruam Alibeajn të mos merrte pjesë në negociata

Gjata: Rama po tallet! E paralajmëruam Alibeajn të mos merrte pjesë në negociata

08:20, 24/05/2022

Përsa i përket procesit të zgjedhjet së presidentit, ku tashmë janë djegur dy raundet e para, Çlirim Gjata tha se e paralajmëruan Enkelejd Alibeajn që të mos merrte pjesë në këtë proces pasi Edi Rama i ka votat për zgjedhjen e  kreut të shtetit.

Në një intervistë për RTV Ora, Gjata tha se Edi Rama procesin e negociatave e ka pasur sa për sy e faqe ndërsa shtoi se kreu i qeverisë tallet me Alibeajn pasi ky i fundit nuk i ka fimrat për të zgjedhur as një kandidat.

Çlirim Gjata: Në Shqipëri askush nuk do bëhet president”-thoshte një media austriake. Ne u thamë që në fillim të mos i hynin kësaj pune sepse do vendos Rama atë që do vet. Negociatat i duheshin Ramës sa për sy e faqe dhe zgjodhën Alibeajn dhe ky mendoi se  ‘shpika rrotën’ e ky kujtoi se kapi PD dhe hyri në këto budalliqe. Rama na ka mashtruar 5 herë rrjesht. Si ka mundësi që ka mashtruar e Alibeaj prapë hynë. Tallet Edi Rama me këta. Kur s’ke 20 firma për 1 kandidat, ça hyn me bo marrëveshje me ta.

Jo vetëm që nuk pati negociata, por edhe mediat e huaj po tallen me këta. Ra edhe fasada e negociatave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco