Zbrazi karikatorin/ Efektivi që vrau kolegun nuk i ndali të shtënat deri në fishekun e fundit

23:31, 23/05/2022

Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në Komisariatin Nr.3 në Tiranë, ku efektivi i policisë Ludian Zaimi 25 vjeç vrau kolegun Çaush Saliasi me armën e shërbimit.

Sipas burimeve për Syri.Net, efektivi i ri Ludian Zaimi ka zbrazur të gjithë karikatorin në drejtim të kolegut Saliasi, i cili ndërroi jetë në spital.

Në dëshminë e parë të dhënë para autoriteteve, i riu Zaimi ka thënë se kolegu 55-vjeçar e ofendonte shpeshherë.

25-vjeçarit i janë vënë prangat ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë brenda komisariatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco