Marrëveshja Alibeaj-Balla, Abilekaj: Turp, deputetët s'do firmosin! Fitore e parashkruar e Ramës

16:36, 18/05/2022

Gazetar Enton Abilekaj komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv marrëveshjen Alibeaj-Balla për çështjen e Presidentit të ri. Ajo që do të ndodhë pas kësaj marrëveshje, Abilekaj tha se do të jetë karagjozllëk i çdo gjëje.

Sipas tij edhe nëse Alibeaj do të propozojë emra për President para mazhorancës, nuk do të ketë votat e deputetëve për të firmosur një turp.

"Do kemi një tentativë të Alibeajt dhe grupit të tij për të gjetur disa kandidatë, paraqitja mazhorancës, dhe kur tju lihet në dorë këtyre për ta propozuar nuk do kenë deputetët që do firmosin.

Nuk do të kenë 20 deputetë demokratë që firmosin për këtë turp. Të gjithë njerëzit me mend në kokë janë kundër kësaj. Kemi një sistem hibrid, regjim që na drejton, na vlerëson Freedom House për mungesë demokracie.

Liri mediash dhe demokraci zero. Kjo që ndodhi sot do ta kishte zili dhe Gjermania, por është skandal e gjitha.”-u shpreh Abilekaj.

Më tej gazetari Abilekaj tha se ata duan t’ju hedhin hi syve ndërkombëtarëve.

"Po kompromentojnë përpjekjen për demokraci të çdo shqiptari."-tha Abilekaj.

Kujtojmë se sot Alibeaj dhe Balla ranë dakord që opozita të propozojë emra për kandidatë për President në raundin e dytë dhe të tretë, pa të drejtën e propozimit nga mazhoranca. Nëse nuk do të gjendet konsensusi mazhoranca do të bëjë propozimet e veta për kandidatët për President.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco