'Apelimi i 11 dhjetorit'/ Berisha: Pasojë e ndërhyjes së Ramës dhe Kim! Veliaj i dha vettingun gjyqtares Muçi

20:37, 17/05/2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe për vendimin e gjykatës e cila pranoi ankesën për Kuvendin e 11 dhjetorit, e një pale që nuk ishte palë në proces.

Sipas Berishës, ky është një proces antidemokratik dhe e ka denoncuar publikisht ndërhyrjen e hapur që u bë te gjyqtarja Muçi, nga qeveria por edhe amabasorja amerikane Yuri Kim.

Në sqarimin e tij, Berisha theksoi se kjo ndërhyrje e ambasadores është antkishtetuese është shkelje e kushtetutës së ShBA-së, një shkelje e kushtetutës së Shqipërisë, shkelje e marrëveshjes së Vienës dhe nuk pajtohet është një dëm parësor i sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Berisha: Lidhur me procesin gjyqësor  i cili ka një proces antidemokratik dhe unë e kam denoncuar publikisht, ndërhyrjen e hapur që u bë te gjyqtarja Muçi, nga qeveria por edhe ajo që unë i thërras guvernatorja, për të cilën unë e kam ngritur publikisht problemin dhe i kam kërkuar publikisht qeverisë së ShBA-së dhe Shtëpisë së Bardhë që të mos lejojë përfaqësuesen e vendit të admiruar nga shqiptarët të ndërhyjë në proceset gjyqësore pasi është antkishtetuese është shkelje e kushtetutës së ShBA-së, një shkelje e kushtetutës së Shqipërisë, shkelje e marrëveshjes së Vienës dhe nuk pajtohet është një dëm parësor i sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Po kështu Edi Rama bëri presionin më të madh dhe u shpall palë një palë që nuk ka qënë asnjëherë palë, ku ne dy muaj më parë na thanë jo se nuk jeni palë dhe kishin të drejtë, pra dy standarde diametralisht të kundërta dhe si vetori i gjykatëses Muçi ishte mik i ngushtë i njërit prej figurave më problematike të Shqipërisë, Erjon Velisë. Po kjo është e vërteta. Dhe tani vazhdojnë parodinë dhe ne po e ndjekim.

Sot për herë të parë në historinë e Shqipërisë dhe në botë, gjykata lëshon deklaratë politike. Dy javë rresht nuk na u dha vendimi, na duhej vendimi për të bërë ankesë por nuk na u dha për të mos bërë ankesë. Pra loja me pseudo-pluralizmin vazhdon por unë të garantoj se kjo është një betejë jashtëzakonisht e rëndishme për ne dhe ata që mendojnë se me akte të tilla do mund të paralizojnë do mund të dëmtojnë pluralizmin në Shqipëri do të paguajnë faturën e tyre, cilët do qofshin ata.

Ne nuk kemi të ndalur në lëvizjen tonë të fuqishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco