Rama vazhdon me farsën: Nuk kemi një emër konkret për Presidentin e ri

Rama vazhdon me farsën: Nuk kemi një emër konkret për Presidentin e ri

17:43, 16/05/2022

Raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit është ezauruar pasi palët nuk kanë paraqitur asnjë emër kandidati. Kryeministri Edi Rama vazhdon me farsën duke thënë se nuk kanë asnjë emër konkret për Presidentin e ri.

Rama tha se do të presin raundet e tjera për të gjetur një dakordësi. Por ajo që flitet është ndryshe nga ajo që thotë Rama.

Sipas analistëve Rama po kalon çdo proces me zhurmë për të shmangur vëmëndjen nga aferat korruptive ndërsa sipas tyre përfundimi do të jetë një President që do jetë në funksion të kryeministrit.

“S'po dimë kë kemi në anën tjetër. Kemi lloj llojë copash e çikash. Nuk e shoh ku qëndron logjika. Kemi kaluar në këtë proces kur kemi qenë në opozitë. Kaluam këtë proces dy herë.

Njëherë kur kishim numra të mjaftueshëm për të bllokuar 84-ën, pavarësisht si shkuan gjërat. Një herë tjetër kur nuk kishim numrat, PD kishte numrat për të zgjedhur Presidnetin.

Jemi ulur në tryezë dhe vazhduam përpara pavarësisht se shumica e asaj kohe zgjodhi një President tjetër që ishte nga radhët e partisë sëshumicës.

Ky është roli i opozitës, të ndikojë, të gjejë rrugë për të gjetur një konsensus të mundshëm me shumicën.

Të jetë e hapur për të rënë në dakordësi për një emër të propozuar nga shumica, nesë bie dakord. Nëse s'bien dakord, vendos vota.

Nuk e kuptoj këtë, 'ne duhet ta vendosim vetë, po ja, vendoseni, si e vendos?'.

Nuk mund të bëjmë testime për të parë që nuk i kemi votat. Do presim me durim deri në fund. Nëse s'do ketë një dëshirë nga pala tjetër.

Nuk kemi me kë të negociojmë. Ne sidoqoftë do presim. Dihet se me kë nuk negociojmë ne dhe kë refuzojmë ta marrim në konsideratë, përfshirë dhe pyetjet e 'Qimi.Net'.

Tek Syri i Qimit.Net e kisha fjalën. Jam i gatshëm të flasim me çdo palë, pjesë që do donte të fliste me ne.

Nëse s'duan të flasin, ne me durim presim, në raundin e katër përdorim mandatin që na jep Kushtetuta për të zgjedhur Presidentin e Republikës.”-tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco