Berisha: Krijuam opozitën e vërtetë! Deklaratat e guvernatores Kim s'mund të na dekurajojnë

17:14, 15/05/2022

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili më 22 maj garon për kryetar të Partisë Demokratike sot ka zhvilluar një takim me demokratët e Lezhës teksa shpalosi platformën e tij për drejtimin e selisë blu. Berisha tha se në një vend demokratik, një qeveri si ajo e Ramës nuk mendon të marrë peng opozitën.

Berisha deklaroi se lëvizja e tij me demokratët nga pas arriti të ketë sukses dhe nuk u dekurajua nga deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim.

Berisha theksoi se sot kanë përmbushur interesin madhor kombëtar të Shqipërisë, opozitën e vërtetë.

"Kishim kundër një pseudo-opozitë që shërbehej me të gjitha mënyrat nga qeveria. Kishim kundër ndoshta mafien më të rrezikshme ndërkombëtare, atë të Sorosit. Censura, kërcënimet më të shumta u bënë ndaj jush.

Në këtë sistem që mbeti pa opozitë të vërtetë, në një mënyrë ose në një tjetër, jo vetëm institucionet shtetërore, por edhe mjaft nga ato privatet, silleshin me ju, sikur të ishin ndërmarrje shtetërore. Ju kërcënonin, kërkonin të mos ndiqnit këtë lëvizje, por të gjitha këto përpjekje dështuan.

Dështoi censura dhe fushata propagandistike dhe mediatike për të dekurajuar përpjekjen tonë, dështuan sulmet e egra të qeverisë ndaj kësaj lëvizje.

Dështuan deklaratat e përsëritura të guvernatores e cila jashtë çdo parimi, marrëveshje kombëtare dhe ndërkombëtare, në çdo hap të rëndësishëm që bënim, do bënte një deklaratë për t’ju dekurajuar ju.

Me të gjitha këto arritëm në një betejë epike demokratike kundër autokracisë e cila kërkonte që të mos kishte opozitë Shqipëria.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco