Gara për kreun e PD/ Berisha nesër në Kukës, Elezi në Berat

Gara për kreun e PD/ Berisha nesër në Kukës, Elezi në Berat

15:39, 15/05/2022

Zbardhet axhenda për ditën e hënë, për dy kandidatët në garë për kreun e PD-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë takim në Kukës, ndërsa kandidati rival Ibsen Elezi do të jetë në Berat dhe Divjakë.

Njoftimi i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se turi i takimeve të kandidatëve për Kryetar të PD vijon:

E hënë, datë 16 maj 2022

Ora 17.30 - z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kukës

Ora 18.00 - Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në degët e qarkut Berat

Ora 20.00 - z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Lushnjë, Divjakë

Komisioni ka marrë menjëherë masat për njoftimin e degëve përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin në datën 22 maj 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco