Tre turistë gjetën vdekjen brenda javës në Shqipëri/ Vladi: Shkak mungesa e sinjalistikës dhe informacionit

Tre turistë gjetën vdekjen brenda javës në Shqipëri/ Vladi: Shkak mungesa e sinjalistikës dhe informacionit

12:53, 13/05/2022

Waldemar Makowska 45 vjeç dhe Marta Makowska 42 vjeçe, ishin dy turistët polakë që humbën jetën paraditen e 6 majit  pas një aksidenti të rëndë në aksin rrugor Shkodër-Tiranë.

Pasi kishin vizituar disa qytetet të Shqipërisë, çifti bashkëshortor po udhëtonin me motorin e tyre drejt Shkodrës me destinacion alpet e veriut, por pësuan një aksident të rëndë në kufirin që ndan Shkodrën me Lezhën.

Ata u përplasen me një automjet tip Golf 5 që drejtohej nga një 27-vjeçar nga Puka. Goditja ishte fatale për çiftin polak, dhe ata gjetën vdekjen në vend.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë aksident por dhe aksidentin fatkeq ku një turist gjeti vdekjen në malin e Valbonës, teksa bëntë hiking ishin të ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Flora Xhemani Baba - gazetare turizmi dhe Ergys Vladi -Tour operator.

Vladi tregoi se fatkeqësisht problematika kryesore është mungesa e sinjalistikave të cilat rishikohen njëhërë në disa dekada:

Problematika kryesore tek ne, e para është sinjalistika në shteg dhe e dyta mungesa e informacionit të turistëve se kur duhet organizuar hiking.

Ndërsa Flora Xhemani Baba, tregoi se është edhe adrenalina ajo që çon në këto tragjedi.

“Mendoj se ata turistë që vijnë në Shqipëri vijnë pikërisht për ketë arsye se natyra jonë është pak më e egër se e tyre, vijnë për adrenalinën që të sjell e panjohura.

Përsa i përket infrastrukturës rrugore dhe urbane ne këtu kemi problematika sa të duash sepse të gjithë e dimë që infrastruktura jonë është në zhvillim, çfarë do thotë se herë pas here zhvillohen punime dhe kjo patjetër që sjell problematika jo vetëm për ne por dhe për turistët.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco